Topi dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e komunës Trebinjë
Presidenti Bamir Topi
Presidenti Topi ka dekretuar 24 tetorin 2010 si datën e zgjedhjevepjesshme për kryetar komune në komunën Trebinjë, qarku Korçë. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të presidencës ku thuhet se në mbështetje të nenit 92, shkronja "gj" dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", presidenti Topi ka dekretuar datën e zgjedhjevepjesshme për kryetar komune në komunën Trebinjë, qarku Korçë.
Shtuar më 15/09/2010, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori