Topi dekreton 23 shtatorin si datë për zgjedhjet e pjesshme në zonën 31 në Tiran&am
Albeu.com
Sipas një njoftimi nga zyra për shtyp pranë presidencës, dekreti i presidentit është bazuar në nenin 92 gërma “gj” të Kushtetutës dhe të nenit 14 pika 3 të ligjit nr. 9087 datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar 23 shtatotin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në zonën zgjedhore 31 në Tiranë. Sipas një njoftimi nga zyra për shtyp pranë presidencës, dekreti i presidentit është bazuar në nenin 92 gërma “gj” të Kushtetutës dhe të nenit 14 pika 3 të ligjit nr. 9087 datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës ka ftuar zgjedhësit e zonës 31 të marrin pjesë në votime duke ushtruar vullnetin e tyre për zgjedhjen e personit që do t’i përfaqësojë në Parlament për 2 vitet e ardhshme. Ai ka ftuar gjithashtu edhe partitë politike që të kontribuojnë për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm e transparent duke përmbushur maksimalisht standartet.

Ndërkohë e vetmja kandidaturë e bërë publike deri më tani është Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi.
Shtuar më 13/08/2007, ora 19:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori