Topi -Cannon: Shqiptarët e meritojnë statusin
Kryetari i partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon me të cilin diskutoi për situatën politike në vend por edhe në rajon.


Ndërsa i është referuar integrimit të vendit në Bashkimin Europian, kreu i FRD-së theksoi se Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat pasi sipas tij qytetarët e meritojnë. Gjithashtu ambasadori britanik,Nicholas Cannon u njoh me vizionin politik të Partisë “Fryma e Re Demokratike”.

Fryma e Re Demokratike është një forcë politike e qendrës së djathtë, e cila u zyrtarizua si forcë në fund të muajit prill. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori