Topi: Britania, aleate e fuqishme e Shqipërisë
Presidenti Bamir Topi
Projektet e përbashkëta rajonale mes Anglisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë, për të zgjeruar rrjetin e kërkimeve shkencore dhe për t’u dhënë mundësi studentëve shqiptarë dhe nga vendet e tjera ballkanike, që të përfitojnë bursa studimi në universitetet britanike. kështu ka premtuar lordi britanik Riçard Best, gjatë një takimi me presidentin Bamir Topi.


Takimi me Lordin britanik Riçard Best, Presidentin e Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore, u zhvillua në kuadër të vijimit të marrëdhënie të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, njofton zyra e presidencës.

Lordi britanik Riçard Best shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe për përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Topi theksoi në këtë takim se Britania është një vend mik I popullit shqiptarë.
“Britania e Madhe është për Shqipërinë një vend mik dhe një aleate e fuqishme në plotësimin e aspiratave integruese të popullit shqiptar”.


Gjatë takimit ku merrte pjesë edhe ambasadorja britanike në Tiranë Fiona Mekiluam, kreu i shtetit shqiptar ka folur edhe për sfidat e integrimit drejt Bashkimit Europian. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2011, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori