Topi, Berisha, Rama dhe Meta pershendesin vendimin e GJND-se
Albeu.com
Kryeministri Berisha e ka cilësuar si një akt historik vendimin e GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Në një konferencë për shtyp kryeministri Berisha theksoi se gjykata më e lartë e botës u faktoi ...... qytetarëve të planetit që pavarësia e Kosovës është në frymë dhe gërmë të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

"Pavarësia e Kosovës është në frymë dhe gërmë të plotë me të gjitha rregullave dhe rezolutave të aprovuara për kosovën nga OKB-ja dhe Këshilli i Sigurimit" theksoi Berisha.

Më tej Berisha theksoi se vendimi i GJND-së është një vendim historik dhe kontribut madhor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.

"Në analizën e tyre trupi gjykues faktoi në mënyrë të pakundërshtueshme se shpallja e pavarësisë ishte rezultat i pashmangshëm dhe i se drejtës së patjetërsueshme të popullit të Kosovës" theksoi më tej Berisha duke shtuar se ku vendim përbën mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre që me luftën dhe përpjekjet e tyre bënë të mundur pavarësinë e Kosovës.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se vendimi i gjykatës është edhe në të mirë të Serbisë pasi i hap rrugë një bashkëpunimi mes saj dhe Kosovës si dy shtete të pavaruara.

"Vendimi i gjykatës i ka dhënë mbështjen më të fuqishme Kosovës pas njohjes nga 69 vende" theksoi Berisha duke shtuar se Shqipëria ka bërë aq sa ka mundur për të lobuar për pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij vendimi i gjykatës së Hagës i dha fund kapitullit të pazareve territoriale të shqiptarëve.

Kreu i PS-së Edi Rama ka përshëndetur sot vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë për shtyp Rama ka theksuar se shqiptarët kanë qenë të bindur se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
"Kur flasim për Kosovën nuk jemi të ndarë në qevevri dhe në opozitë por unë shpreh kënaqësinë e madhe në emër të opozitës për vendimin e dhënë nga GJND-ja dhe uroj popullin e Kosovës për këtë vendim historik" theksoi Rama.

Gjithashtu Rama ka theksuar ky vendim i zhbën plotësisht synimet e Serbisë për ndarje territoriale duke shtuar se secili shtet duhet të jetë në kufijtë e tij dhe të gjithë së bashku në bashkëjetesë dhe në harmoni.

Vendimin e GND-së e ka përshëndetur edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi. Pak çaste pas publikimit të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, në një bisedë telefonike, e kanë uruar presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Edhe zëvendërkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e GJND-së për ta shpallur si të ligjshme pavarësinë e Kosovës.

Meta duke e cilësuar vendimin e GJND-së si mjaft të drejtë theksoi se ky vendim i hap rrugën njohjeve të tjera të Kosovës.

"Pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare theksoi Meta duke shtuar se Kosova së shpejti do të anëtarësohet edhe në OKB.

Zëvendëskryeministri Meta gjithashtu premtoi se Shqipëria do të vazhdojë të lobojë që shtete të tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 22/07/2010, ora 15:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori