Topi, Berisha dhe Topalli homazhe tek Varrezat e Deshmoreve
Pëlqej
Albeu.com
Tiranë (start)-Kryeministri Sali Berisha, presidenti Bamir Topi dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli janë shfaqur bashkë sot në rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në fjalën e rastit, presidenti Topi tha se sot është dita e bashkimit të popullit shqiptar, duke përfshirë në mesazhin e urimit të tij edhe shqiptarët e Kosovës.“Sot festojmë integrimin e Shqipërisë”-tha presidenti Topi, ndërsa shtoi se 28 nëntori është ditë e madhe për të gjithë shqiptarët. Ndërsa kryeministri Berisha tha se në këtë ditë përkujtojmë të rënët për liri, teksa nënvizoi si festa e këtij viti është e rëndësishme për shkak se edhe Kosova është bërë shtet i pavarur. “Nderim e respekt për rënët”-tha ndër të tjerash kreu i qeverisë.

Tre personalitetet më të larta shtetërore ishin së bashku pranë Varrezave të Dëshmorëve. Duket se festa e Flamurit, një festë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, ka shkrirë akujt midis presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha dhe zonjës Topalli.(start)
Shtuar më 28/11/2008, ora 20:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori