Topi: Bashkimi me ASHE një standard i ri
Në takimin përmbyllës elektoral të FRD, Bamir Topi tha se bënë zgjedhjen e duhur për bashkimin me koalicionin e majtë. “Z. Rama i'u drejtua FRD-së për një koalicion për zgjedhjet vendore dhe pas një analize dhe vendimmarrje, FRD i'u bashkua këtij koalicioni, sepse në krye të sloganit tonë është fryma e re demokratike për shtetin dhe qytetarin”, ka deklaruar Topi. Në fjalën e tij ai u shpreh më tej se ky bashkim do t’i shërbejë formimit të Shqipërisë europiane, që ndër vite, sipas tij, mbeti mirazh.

“Vlerësoj rolin dhe pozicionin e FRD-së, që do të jetë për herë të parë pjesëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Vlerësoj maksimalisht edhe z. Veliaj, duke i thënë se ti je lider i profilit europian dhe së bashku me kolegët, një prej të cilëve do të jetë nga FRD, synimet për një gjeneratë moderne do të jenë të realizuara”, ka thënë Topi.

Sipas tij, ky bashkëpunim vjen si pasojë e nevojës për plotësimin e standardeve europiane. “Ne jemi politikanë dhe duhet të bëjmë vrojtime të rëndësishme. Të gjithë e kemi ëndërr Europën, por Europa nuk mund të hapë dyert, nëse ne nuk plotësojmë standardet”. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2015, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori