Topi: Banaliteti i politikës solli refuzimin e KE-së
Presidenti Bamir Topi
Presidenti i vendit Bamir Topi i ndodhur në qytetin e Fierit është pyetur nga mediat lidhur me akuzat e djeshme në parlament mes opozitës dhe maxhorancës.
Lidhur me këto akuza ai tha se sharjet dhe fyerjet nuk janë të denja për Parlamentin, duke theksuar se ishin pikërisht reagimet si ato të djeshmet që provokuan përfundimet e Komisionit Europian.

Ndërkaq ai u shpreh se apeli i djeshëm i tij ishte publik, duke këruar që politika të punojë për realizimin e 12 rekomandimeve që mbajnë larg Shqipërinë nga Bashkimi Europian, pasi shoqëria shqiptare sipas tij po penalizohet nga politika.

Ndërkaq lidhur me mos dekretimin për ligjin "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", Topi tha se ai është një ligj i keq që ka kontradikta mes neneve dhe se këto kontradikta duhen rregulluar.
Shtuar më 14/10/2011, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori