Topi-Arnaudov: Partitë përgjegjëse, bashkëpunim për statusin
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi gjatë një takimi me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri Dimitar Ivanov Arnaudov shprehu dëshirën që dy partitë përgjegjëse të kalojnë mospërputhjet e momentit për të gjetur një emërues të përbashkët në dobi të interesave të qytetarëve dhe të vendit.

Bashkëbiseduesit çmuan nivelin e marrëdhënieve politike dhe theksuan nevojën e rritjes së nivelit të këtij bashkëpunimi, sidomos në fushën ekonomike. Më tej u fol për zhvillimet politike në vend dhe rolin e FRD-së në këto zhvillime.

“Kryetari i FRD-së theksoi se vota parlamentare dhe angazhimet e saj publike janë e mbeten në mbështetje të çdo projekti interesues, si një interes madhor për vendin dhe si një garanci reale që politikat lokale të ndahen nga modelet negative të tranzicionit dhe të maten me standardet maksimale të Bashkimit Evropian”- thuhet ne njoftimin e FRD-se. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2012, ora 11:13
Tage: topi arnaudov

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori