Lidhën dhe kërcënuan me armë familjarët, policia zbardh detaje nga grabitja në Tiranë

Tre persona ende të pa identifikuar kanë grabitur një familje në orët e vona të natës së kaluar, në fshatin Qinam të Tiranës.

Maskat kanë hyrë në ambientet e banesës dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur anëtarët e familjes dhe kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë.

Mësohet se anëtarët e familjes vetëm janë lidhur nga grabitësit, por nuk janë dhunuar.

Sipas policisë, grabitësit kanë marrë një shumë prej 40 mijë lekësh.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40 mijë lekësh.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Shtuar 1.05.2020 11:39