Situata në rajon, vlerësohet roli i Shqipërisë si faktor paqeje
Mbështetja e palëkundur e Britanisë së Madhe drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, forcimi i marëdhënieve miqësore, fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve ishin temat kryesore që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Baronesha D’Souza diskutuan sot në takimin e tyre miqësor.

Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baronesha D'Souza, mike e zonjës Jozefina Topalli rezervoi një drekë pune me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë.
Baronesha D’Souza dhe Kryetarja Jozefina Topalli ndanë dëshirën për të punuar së bashku. Në mënyrë të veçantë, Znj Jozefina Topalli dhe Baronesha D’Souza u ndalën gjatë bisedës së tyre në procesin e integrimit europian ku u vlerësua se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian.


Duke u ndalur tek situata ekonomike, Kryetarja Jozefina Topalli vlerësoi se falë reformave të suksesshme Shqipëria finalizoi projekte ambicioze të gjithanëshme, nuk ka ra recession dhe sfidoi krizën globale duke shënuar rritje të përvitshme ekonomike. Këto reforma u përshëndetën si të suksesshme e të guzimshme nga Baronesha D’souza.
Edhe situata në rajon ishte një ndër temat që u diskutua gjatë bisedës, ku u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2013, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori