Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina
Topalli, ka vizituar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ku ka uruar z. Muça dhe të gjithë besimtarët myslimanë për
Kurban Bajramin.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo festë në këtë 100 vjetor ka një gëzimi të dyfishtë.
“Gëzuar festën e
Kurban Bajramit për të gjithë. Kjo është
festa sakrificës dhe e begatisë. Urimi shkon për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë vend dhe bënë të mundur që vendi ynë të jetë i lirë. Me gjithë zemër uroj gëzuar festën e
Kurban Bajramit. Është
festa e humanizmit” tha
Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2012,
ora 14:34