Topalli uron Krasniqin per dy vjetorin e pavaresise se Kosoves
Albeu.com
Me rastin e dy vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dërguar një mesazh urimi Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
“Sot, ditëlindja e Pavarësisë së Kosovës është një ditë e madhe për Kosovën, për Shqipërinë, dhe për të gjithë shqiptarët në botë. Në këtë kremtim historik, kam kënaqësinë dhe nderin e jashtëzakonshëm t’ju uroj ju, dhe nëpërmjet jush, gjithë popullit të Kosovës, qeverisë dhe institucionet e saj të pavarura, për dy vjetorin e shpalljes së Pavarësisë” thuhet në mesazhin e urimit.
Shtuar më 17/02/2010, ora 22:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori