Topalli-Tsacheva, marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe homologia e saj bullgare Tsetska Tsacheva vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryetarja e Kuvendit të Bullagarisë Tsacheva theksoi se Bullgaria mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


“Ne i marrin në konsideratë vështirësitë që përjeton sot Bashkimi Europian por ashtu siç jemi bashkë në NATO ashtu duhet të jemi edhe në Bashkimin Europian. Ne besojmë tek e ardhmja europiane e Shqipërisë” theksoi Tsacheva.

Ndërkohë homologia bullgare ka theksuar se do t`i kërkohet qeverive përkatëse bashkëpunim ekonomik në fusha specifike, si energjetika, transporti, turizmi. Nga ana e saj, kryeparlamentarja Topalli se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në një traditë të gjatë historike, kulturore, ekonimike dhe tregëtare por sipas saj këto duhet të materializohen edhe më tej. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori