Topalli: Thellim marredheniesh me Rusine
Albeu.com
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Prishepov ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, në mbyllje të mandatit të tij katërvjeçar në vendin tonë.
Gjatë takimit, ambasadori rus tha se ishte shumë i kënaqur që kishte shërbyer në Shqipëri, ku, siç u shpreh ai "nuk u ndjemë aspak të huaj". Ambasadori Prishepov dhe kryetarja Topalli theksuan rëndësinë e nxitjes e shkëmbimeve ndërparlamentare dhe u shprehën optimistë për zhvillimin e marrëdhënieve edhe në këtë fushë duke pasur parasysh ndjenjat e simpatisë së ndërsjellë që ekzistojnë mes dy popujve.
Shtuar më 20/01/2010, ora 22:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori