Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina
Topalli ka komentuar emërimet e fundit të bëra nga ministrat e qeverisë Rama të krerëve të disa drejtorive kryesore të administratës.
“Edvini, Briseida dhe Elisa në botën e çudirave!! Të
ardhurat në buxhetin e shtetit tani do jenë në duart e Briseidës, një vajze 26 vjeçe dhe të Elisës pak vite më e madhe. Asnjëra nuk ka lidhje as me doganat, as me tatimet. Asnjëra nuk ka punuar më parë as në këtë sektor, as në shtet! Të dyja u emëruan drejtoresha të mëdha! Natyrisht me motivacionin për “merita e kompetenca të veçanta në sektorin në fjalë”! Në çdo fushë duhet seriozitet e kompetencë, por veçanërisht me
financat publike nuk luhet!
Financat publike janë delikate dhe jetësore!” shkruan
Topalli në FB. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013,
ora 11:25