Topalli sulmon Ramën: Si Enver Hoxha, i ekzekutonte armiqtë me plumb pas qafe
Deputetja demokrate Jozefina Topalli në seancën e sotme parlamentare ka marrë disa herë fjalën ku ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë dhe koalicionit.

“Tre ditë më parë ndodhi puntata e skeçit politik. Në thelb kemi parë rrëzimin e shtetit. Bota jonë këtu është më keq se një lëmsh, është e mykur nga korrupsioni, e kalbur në çdo strukturë, e droguar nga hashashi nga Vermoshi në Konispol.

Tek ne njerëzit shohin si reduktohen të ardhurat e tyre çdo vit, se si nga tatimet përfitojnë të pasurit dhe super të pasurit, ndërsa të varfrit varfërohen më shumë.

Të rinjtë të braktisur dhe pa perspektivë. Një ministër e ka akuzuar me akuza të forta kryeministrin e tij, se urdhëron gjyqtarë që të fusin njerëz në burg. Këtë e bënte Enver Hoxha më parë kur i urdhëronte që t’i fuste një plumb pas koke, atij që e quante armik”, deklaroi Topalli.

Ajo e cilësoi Ramën “bandit të frikshëm që duhet ndalur një minutë e më parë”, ndërsa nuk mungoi edhe një shigjetim për kreun e opozitës./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori