Topalli sulmon Bashën: Ia fali gjithçka Ramës
Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me marrëveshjet e diskutuara në Këshillin Politik, dhe akuzon Bashën për paktet me Ramën.

Ish-kryetarja e parlamentit, nëpërmjet një statusi në Facebook ka dalë sërish kundër kryedemokratit Basha

“7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokratëve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiake, i dhuroi të gjitha Bashkitë dhe se nxorri opozitën nga Parlamenti. Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”, shkruan Topalli në Facebook.

Statusi i plotë

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokratëve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiake, i dhuroi të gjitha Bashkite. Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”.

Nuk kërkojnë më as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare,as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai që thoshtë se ishte…” Këta janë dhe kanë qenë të gjithë bashkë. Sonte ishin “ felici e contenti” (të lumtur dhe të gëzuar) me kodin siç ishte. Kjo kastë politike e korruptuar duhet shkulur!
Shtuar më 06/06/2020, ora 23:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori