Topalli: Sot rrëzohet muri i fundit
Pëlqej
Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se dita e sotme është e veçantë dhe e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët. Sipas saj sot hiqen vizat dhe rrëzohet muri i fundit që ndan shqiptarët me evropën.

“Është kurorëzimi më i madh i ëndrrës së shqiptarëve pas 1912 dhe pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Kam kënaqësinë dhe nderin si kryetare e parlamentit për këtë vendim që pritet të merret ditën e sotme”, u shpreh Topalli. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori