Topalli si Meta, ish-kryeparlamentarja reagon ndaj "burgosjes" së Tahirit

Pëlqej
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tashmë jashtë angazhimeve politike ka gjetur më në fund kohë për pushime larg qytetit të zhurmës.

Jozefina Topalli ka zgjedhur të relaksohet këtë fundjavë në mal, duke shijuar natyrën dhe ngjyrat e vjeshtës, e shoqëruar edhe nga qeni i saj, që nuk e lë asnjëherë vetëm.

"Miremengjes te dashur miq. Vjeshta ne mal eshte nje mrekulli. Ngjyrat jane –nje spetakel natyral unik." –shkruan ish-kryeparlamentarja sipër fotografisë së publikuar.

Ndërkohë prej disa ditësh në vend politika po "zien" prej përgjimeve të dosjes Habilaj ku implikohet rëndë edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Por për këtë çështje Topalli akoma nuk ka reaguar, ndoshta kjo foto tregon që Topalli është larg dhe e distancuar tashmë nga politika. /albeu.com/


Shtuar më 22/10/2017, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori