Topalli: Refuzimi i PDS per koalicion qeverises, nuk sjell keqkuptime
Albeu.com
"Kjo - tha zonja Topalli, - do te thote se ne do te vazhdojme qe te bashkepunojme me kete parti per luften qe ne do te bejme kunder krimit dhe korrupsionit, pavarsisht se Milo nuk do te jete pjese e koalicionit te djathte qeverises".Pas refuzimit nga ana e kryetarit te Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ndaj fteses se Partise Demokratike per koalicion qeverises, nenkryetarja e Partise Demokratike Jozefina Topalli shprehet per NEWS24 se "Pergjigja e dhene nga Zotit Milo ndaj fteses sone, nuk ka sjelle asnje lloj keqkuptimi mes marredhenieve tona. "Kjo - tha zonja Topalli, - do te thote se ne do te vazhdojme qe te bashkepunojme me kete parti per luften qe ne do te bejme kunder krimit dhe korrupsionit, pavarsisht se Milo nuk do te jete pjese e koalicionit te djathte qeverises". Partia Demokracia Sociale ne nje konference per shtyp te mbajtuar te marten, deklaroi publikisht se vleresonte ftesen e PD-se per qeverisje, por e refuzonte ate per arsye parimore. Milo u shpreh se do te vazhdonte te bashkepunonte me kete Parti ne kuvend per ceshtje madhore. news 24
Shtuar më 20/07/2005, ora 23:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori