Topalli reagon për monumentin në Kavajë: Rama person i rrezikshëm
Pëlqej
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli reagoi sot lidhur me shembjen monumentit të “Dy gishtave” në Kavajë, i cili sipas saj është simboli i fitores se demokracise.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja demokrate ka shprehur shqetësimin për këtë akt ndërsa ka akuzuar kryministrin Edi Rama, si përgjegjës për shembjen.

Ja postimi i plotë

Mora vesht se Rama ka shemb edhe monumentin e “Dy gishtave” në Kavajë, simbolin e fitores se demokracise ,simbolin e rrezuarjes se komunizmit 20 vite me pare.
Urrejtja e ketij njeriu ndaj gjithe atyre qe rrezuan baballaret e tyre nuk ka limit.
Rama eshte i rrezikshem.
Qe te mos humbim rregen qe Pd nisi 20 vite me pare ka vetem nje rruge. Te ngrihemi! Te bejme betejen qe na takon.
Shoh me shqetësim të thellë dramen që po ndodh me vendin tonë nga dita kur krimi hyri më tapet të kuq në zyrat e shetit.
PD duhet të ndezë flakët e betejës me të! PD duhet të ndezë flakën e rezistencës!
Në historinë tonë ka ndodhur jo rradhë që
« të ecim përpara duke gjetur atë që kemi lënë mbrapa ».
Mos e harroni!
Shqiptarët nuk e meritojnë përsëri këtë.
Ka vetëm një rrugë, që të mos humbasim rrugën. Të ngrihemi!
Ka vetëm një rrugë që të mos gjejmë përpara atë që lamë mbrapa:
ngrihemi.Te ngrihemi! Kjo është Betejë!
Shtuar më 29/09/2014, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori