Topalli: Rama po punon kundër vendit të tij
Partia Demokratike prezantoi sot kandidatët e saj për deputetë në Malësinë e Madhe. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli sulmoi kreun e opozitës se po punon kundër interesave të vendit.

“Një njeri punon kundër vendit të tij. Ai quhet Edvin Rama. Ai është një njëri që nuk fiton kurrë, ai qahet rrugëve të Shqipërisë dhe shan e mallkon rrugët dhe bën me faj Sali Berishën pse nxorri vendin nga balta. Më qesharak burri 50 vjeç nuk bëhet. Ndonjëherë më vjen keq sesi flet ashtu. Gastori i Rilindjes, Edi komiku thotë se nuk ju duhen rrugë, shkolla, NATO, dhe bërtet kot Rilindje. Po të kishte 2 gradë dashuri do kishin dalë e tepruar ta bënte Tiranën si Tokio, por për 11 vjet rresht, rriti taksat dhe e renditi Tiranën si qytetin me taksat më të larta në Shqipëri” u shpreh Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2013, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori