Topalli: Rama po hedh në erë dialogun politik
Pëlqej
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzon kryeministrin Rama për përmbysje të marrëveshjes. Përmes një postimi në Facebook, Topalli e akuzon Ramen për shkelmim të konsensusit në Kuvend dhe hedhje në erë të dialogut politik.



Postimi i plote i Topallit

Permbys marreveshtje, mohon,refuzon, cben, shkrin, shfuqizon, shkarkon, bllokon, zhyt ,shkaterron……
Te dashur miq !
Sot Edvini shqelmon konsensusin ne parlament , shkel kushtetuten dhe hedh ne ere dialogun politik! Ai tradheton marreveshtjen sic di te beje vetem ai! Por ai mohon edhe vete voten e tij te 3 muajve me pare! Ai refuzon ligjet , refuzon marrweveshtjet, refuzon kushtetuten , refuzon rregullat e shtetin!
Ne tri mbledhje te qeverise ai vetem ka shkelur kushtetuten. Ai din vetem te shfuqizoje, te cbeje , te shkrije, te heqe , te shkarkoje, te refuzoje e te shkaterroje! Ai ka vendosur te shkrije Garden ! Ka shkrire policine ndertimore ! Ka shkarkuar gjithe trupen drejtuese te policise se shtetit ! Ka shkarkuar garden e parlamentit! Ka hedhur ne ere gjithe financimet ,investimet dhe trajnimet qe jane bere per policine por edhe per ligjin per policine ! Ka denuar dhe dekurajuar gjithe ato police e komisare qe kane kane cuar para ligjit e drejtesise banda e grupe te panumerta kriminale, duke rrezikuar jeten e tyre!
Administrata eshte ne panik ! Puna , eksperiencat e financimet per rritjen e performances se saj do hidhen ne kosh!
Ai bllokon jashte cdo kompetence e ligji ndertimet e “armiqve” , packa se ligji nuk i jep as te drejte e as kompetence ministrise se brendshme per kete!!
Ai ka cbere e cfuqizuar koncesione, per demin ndaj te cileve do paguajne qytetaret shqiptare!!
Edvini do rrise borxhin nga 63 ne 68 % vetem per tremujorin e fundit te vitit , te barabarte me rritjen e borxhit ne tete vite te qeverise se meparshme , ne kulmin e krizes ! Per kete do paguajne qytetaret shqiptare!
Edvini nuk ben tendera , nuk ben prokurime , nuk ben transparence por emeron fituesa ! Shpenzimet per zyra e ministrite po rriten ne menyre progresive! Te ardhurat e buxhetit ne keto tre jave jane ne renie te lire ! Sa per premtimet …..shendetesi falas , legalizime falas , taksa zero, 300 000 vende te reja pune, keto ishin vetem rrena falas ! Ai duhet ndaluar!
Shtuar më 10/10/2013, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori