E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Topalli-Radojicic: Të bashkëpunojmë për stabilitetin e dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit Shqiptar, Jozefina Topalli ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim homologun e saj të Bosnjë-Hercegovinës, Igor Radojicic.

Biseda mes Topallit dhe Radojicic u përqëndrua në çështjet e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Duke u ndalur në zhvillimet rajonale, Topalli tha Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin më afër, për të pasur paqe e stabilitet në të mire midis dy vendeve.
Radojicic nga ana e tij ëshët shprehur se vendet e rajonit nuk duhej të qëndronin të vetmuara por duhet të bashkëpunojnë me vizion të qartë për proceset integruese.

Topalli dhe Radojicic biseduan edhe rreth projekteve të bashkëpunimit konkret ekonomik mes Shqipërisë dhe Bosnjës, veçanërisht në turizëm, bujqësi, dhe shkëmbime tregtare. /albeu.com/




Shtuar më 10/11/2011, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori