Po pinte kafe në lokal, ndërron jetë papritur 45-vjeçari në Korçë

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një lokal në Korçë. Paraprakisht dyshohet se shkaqet e vdekjes kanë qenë natyrale.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2022, rreth  orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, në ambientin e një lokali, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi S. L., 45 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime trupore.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale.


Shtuar 10.04.2022 14:47