Topalli: PD eshte kunder cdo presioni ndaj cdo institucioni
Albeu.com
Nenkryetarja e Partise Demokratike Jozefina Topalli, ka deklaruar para pak castesh se PD eshte kunder cdo lloj presioni ndaj cdo institucioni qe ka lidhje me procesin zgjedhor. "PD eshte kunder cdo lloj presioni. Perkundrazi, kerkon te inkurajoje te gjithe institucionet e numerimit te votave dhe falenderon komisioneret per punen e tyre", tha Topalli ne nje konference per shtyp duke shtuar se partia e saj eshte gati te negocioje me kryetarin e PDS-se Paskal Milo dhe te gjithe te tjeret, qe sipas saj kane pranuar ate qe ka qene nje "fryme anti-integrim, anti-evrope, etj.". Kjo deklarate e zonjes Topalli ishte nje pergjigje ndaj deklarates se bere me pare nga kreu i KQZ-se, Ilirian Celibashi sipas te cilit anetari i kesaj partie, Lulezim Basha ashtu sikurse dhe lidershipi demokrat kane bere presione ndaj Komisionit Qendror te zgjedhjeve. Topalli u shpreh me tej se ministri Et'hem Ruka po ushtron presion ne zonen zgjedhore 64 ne Lushnje. Sipas Topallit nje akt i tille pason presionet e bera nga ministrat e tjere soacialiste si Anastas Angjeli, Kastriot Islami, Igli Toska, Spartak Poci etj. Topalli u beri thirrje kandidateve socialiste te pranojne humbjen dhe ta perbalojne ate me dinjitet.
Shtuar më 07/07/2005, ora 01:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori