Topalli nuk voton në Parlament: Ligji i pronave risjell 1945-n
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli gjatë fjalës së mbajtur i ka kërkuar Kuvendit që të shtyjë me 1 vit hyrjen në fuqi për ligjin e ri të pronave.

Sipas Topallit, drafti i qeverisë është bazuar tërësisht në ligjin e vitit 1945, ku regjimi komunist ua mori pronat pronarëve.



“Kjo ishte një ftesë e fundit për të reflektuar dhe ta ndalojmë ligjin e pronës që është më i keqi dhe që e kthen vendin në kohën e etërve tuaj. Ky tregon se ju nuk hezitoni të veproni edhe kur grisni maskën”, tha Topalli.

“Ky është një ligj, që i referohet vitit ’45, kur grabitej prona nga baballarët tuaj. Është një referencë e ndarjes klasore, transmeton Panorama.

Ligji bie ndesh me Kushtetutën, me Kodin Administrativ dhe me të gjitha konventat e të drejtave të njeriut”, vijoi më tej Topalli, që shtoi se ligji parashikon ndalimin e apelimit për marrjen e pronave.

Pas fjalës së saj, Jozefina Topalli u largua nga Parlamenti./Albeu.com/
Shtuar më 28/01/2016, ora 20:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori