Topalli nuk e kursen zhgënjimin: Sot PD funksionon me ambicie financiare
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e ftuar në Neës 24 ka folur për Ditën e Rinisë, e cila për të tashmë është vec se një ëndërr e thyer.

"Është një ëndërr e thyer, pasi ne mendonim që Shqipëria të ishte ne BE të ishin të barabartë, është një ëndërro largët. Reflektimi duhet të ishte për klasën politike nuk mënoj se do ndodh. Ku jemi këtu, pse duan të ikin, pse nuk duan të jetojnë këtu.

Sot nuk ka një ëndërr. Sot Evropa është një projekt. Kur them që sot nuk ka një ëndërr them se ëndërr është rrëzuar rrugës, nuk u kemi lënë gjë njerëzve. Duhet bërë një analizë se çfarë duhet të bërë, pse jemi këtu”, tha ajo.

E bëni partinë që ju keni përfaqësuar, fajtore për këtë ëndërr të thyer?

Unë fola me ne. Kjo do të thotë që …Por mendoj se nuk është vetëm klasa politike ajo që ka thyer këtë ëndërr.

Ka lidhje PD e 91 me atë që është sot?

PD pa dyshim ka qenë ajo që ka sjell lirinë. Beker ka thënë fjalinë më të bukur: Liria funksionon. Unë mendoj se sot nuk përfaqësohet sot asnjë nga ajo që ka ndodhur. Kanë marrë siglën e partisë demokratike nuk ka asnjë nga ajo që ka ndodhur me partinë sot.

Si e shikoni grupin e PD?

Shumë raste dhe shumë herë sillet mes mediokritet dhe vulgariteti. Funksionon me atë që quhet ambicia financiare.

Shtuar më 08/12/2017, ora 21:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori