Topalli-Nikollës: Fajin për reformën e ka Rama
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka folur lidhur me situatën kaotike të përzgjedhjes së maturantëve fitues në universitete duke fajësuar Kryeministrin Rama më shumë se sa Ministren Nikolla. Ajo thotë se dorëheqjen duhet ta japë Rama, e jo Nikolla.

Topalli gjithashtu tha se është kundër edhe me deputetët e PD­së, që shigjetojnë Nikollën.

“Jam kundër edhe me kolegët e mi se Nikolla nuk ka faj, pasi reformën e ka bërë kryeministri Rama. Ai duhet të japë dorëheqjen”, është shprehur Topalli në fjalën e saj.

Ajo nxori fotografinë e një maturanteje, që ngushëllohej sot në protestë nga një police. Topalli tha se edhe ajo si maturantja ka qarë kur ia mohuan shkollën e lartë në diktaturë.

Topalli i kërkoi Nikollës që të shkonte në zyrë dhe ta zhbënte këtë proces dhe t’u kërkonte falje maturantëve.

“Ti Lindita je nënë ashtu si edhe unë, para se të jesh ministre. Shko në zyrë dhe zhbëje këtë proces. Mos ua merr ëndrrat të rinjve”, tha Topalli./Albeu.com/
Shtuar më 08/09/2016, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori