Topalli ne spital, viziton deputeten e PS-se
Albeu.com
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vizituar deputeten greviste të Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu. Deputetja u shtrua sot në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pas komplikacioneve të shëndetit, që erdhi nga greva e urisë për më se tre ditë.
Zonja Topalli, pasi ka biseduar me mjekët për gjendjen shëndetësore të deputetes së PS-së, për qarkun e Durrësit Spahiu, ka theksuar se, është e gatshme për çdo ndihmë.

"Jam e gatshme në çdo moment, për çdo nevojë shëndetësore që do të keni.", u shpreh Topalli gjatë bisedës së saj me deputeten Spahiu. Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu së bashku me 20 deputetë socialistë dhe 180 përkrahës së opozitës vijojnë grevën e urisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nga mbrëmja e së premtes deri në plotësimin e kërkesave të tyre për transparencën e zgjedhjeve.
Shtuar më 04/05/2010, ora 01:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori