Topalli: Në opozitë gjithçka për integrimin
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim ambasadorin e Italisë, z.Massimo Gaiani. Duke falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, Kryetarja e Kuvendit tha se Italia është një avokate e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë dhe e vendeve të rajonit, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në BE, ka qenë dhe do të mbetet padyshim objektiv kryesor i yni edhe në vijim.

“Ne do të vijojmë të bëjmë të gjithë përpjekjet edhe në opozitë për të nxitur përshpejtimin e integrimit të vendit në familjen europiane. Për Shqipërinë, nuk ka të ardhme më të sigurtë se ajo e antarësimit në BE dhe nuk do të lejojmë askënd ta pengojë këtë të ardhme”, tha ajo.

Ambasadori Gaiani falënderoi Kryetaren e Kuvendit për kontributin e saj në bashkëpunimin shumë intensiv dhe të suksesshëm, jo vetëm mes dy parlamenteve, por edhe mes dy vendeve tona. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori