Topalli në Monako, merr pjesë në Asamblenë e OSBE-së
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dhe një grup deputetësh po marrin pjesë në Sesionin e 21 vjetorit të Asamblesë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, që mbahet në Monako nga datat 5-9 Korrik. Kryetarja e Kuvendit para Asamblesë e cilësoi të shkëlqyer bashkëpunimin mes Shqipërisë OSBE-në në fusha të ndryshme.

Topalli evidentoi rëndësinë që ka mbajtja e Sesionit të Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Tiranë, në javën e parë të tetorit, disa javë para së shqipëria që mban dhe presidencën e KiE-s të festojë 100 Vjetorit e pavarësisë.


“Zhvillimi i Sesionit përvjetor të Asamblesë parlamentare të OSBE në Tiranë, me të vërtetë është një ngjarje, me të cilën ne shqiptarët duhet të ndihemi mirë. Unë si Kryetare e Kuvendit jam shumë e kënaqur dhe shumë krenare.Pjesa më e madhe e delegacioneve nga 56 vende të botës që përfshijnë tri kontinente nga SHBA, deri në pjesët më ekstreme të Lindjes janë pjesëtarë të delegacioneve të kësaj asambleje, në të cilën delegacioni ynë ka dhënë kontributin e vet dhe që ka marrëdhënie të shkëlqyeshme. Kështu që kjo është ngjarja historike më e rëndësishme për Kuvendin e Shqipërisë"- deklaroi Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2012, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori