6 gjëra që duhet t’i kujtoni vetes sa herë jeni të mërzitur dhe pa shpresë

Kemi shumë arsye për t’u ndjerë të trishtuar dhe pa shpresë në kohët që jetojmë.

E vërteta e hidhur e shoqërisë moderne është se shumica e njerëzve përballet me trishtimin që më pas e quan “depresion”.

Një arsye shumë thelbësore e këtij lloj trishtimi vjen nga fakti që kemi humbur shpresën dhe kur kjo ndodh, gjtihçka duket e errët dhe gjërave s’jua gjen më kuptimin.

Çfarë ndodh në ditë si këto? Kur s’gjeni motivim për të funksionuar dhe kryer detyrat e përditshme? Kujtoni 6 këshillat më poshtë, sa herë të ndiheni të pashpresë.

1. Kuptoni që gjërat nuk janë siç ishin. Pranojeni këtë.

Ti mund të jesh duke fjetur më shumë, e kupton që nuk ke rendiment dhe lodhesh vetëm duke bërë punë shtëpie. Nuk është nevoja për t’u pezmatuar, thjesht pranoni që gjërat s’janë si më parë.

2. Gjithçka ka ndryshuar. Asgjë nuk ka ndryshuar!

Në jetë kemi vetëm 2 zgjedhje: Të jetojmë sipas qëllimeve tona dhe të shohim anën e mirë të gjërave, ose të mos jetojmë në këtë mënyrë. S’ka rëndësi sesi bota ndryshon, sesi gjërat shkojnë, ti duhet të bësh gjithmonë çfarë duhet të bësh: gjënë e radhës! Janë pikërisht këto përpjekje që do ta shpëtojnë përgjithmonë botën.

3. Të jesh i vetëdijshëm për diçka s’është njësoj si të heqësh dorë.

Sa herë ndiheni pa shpresë, në ankth dhe të mërzitur, kujtoni që dorëzimi s’është hapi i radhës. Universi nuk do të dijë nëse ti bën një përpjekje ose jo, por vetja jote po.

4. Lëre veten të trishtohesh, por mos e fajso për këtë.

Janë dy gjëra të ndryshme. Të jesh i trishtuar s’është krim dhe as dobësi. Ke çliruar veten dhe nuk ke dështuar askund, thjesht ka arsyet e tua për t’u ndjerë siç po ndihesh. Kaq e thjeshtë.

5. Mendoje punën, ri-imagjinoje, por gjithashtu puno.

Sigurisht që në periudha të tilla puna nuk shijon. Nuk të bëhet asgjë dhe shtrati është vendi i preferuar. Vetëm ideja e rikthimit në punë të trishton. Nëse është kështu, bëj diçka. Merru me punët që do; nis një kurs, ose bëj një plan për gjërat që do të bësh kur t’i kthehesh zyrtarisht punës tënde.

6. Kërko për rehatinë dhe gëzimin

Fantazoje dhe do ta gjesh! Të japin gëzim këngët e vjetra? Atëherë dëgjo këngë të vjetra. Do të shohësh perëndimin e diellit buzë detit? Atëherë shko pranë tij dhe qëndro me orë derisa të shijosh të gjithën. Shih një film që të pëlqen dhe kapu pas gjërave të vogla. Aty do ta gjesh buzëqeshjen.


Shtuar 12.08.2021 21:56