Topalli me parti të re, Spiropali i përvishet plot ironi Bashës
Jozefina Topalli me një parti të re politike ka shkaktuar zhurmë të madhë në politikën shqiptare, dhe PD nuk po u shpëton dot thumbave.

Një tjetër personazh që nuk ka shpëtuar pa e komentuar është edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka “thumbuar” kryedemokratin Basha, kur thotë se: “Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral.”

"Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit.

Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.

Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene????

Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet????????????", shkruan Spiropali. /albeu.com/

Shtuar më 27/10/2020, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori