Topalli me 81 vota "pro" zgjidhet gruaja e pare e parlamentit shqiptar
Albeu.com
Jozefina Topalli zgjidhet kryetarja e Parlamentit te ri te Republikes. Me 81 vota pro, deputetja demokrate dhe ish-nenkryetare e parlamentit shqiptar behet keshtu kryetarja e pare grua ne historine e parlamentit shqiptar, ndersa e djathta konfirmoi se posedon maxhornacen ne kuvend.Propozimi tjeter Neritan Ceka ka marre "pro" vetem 53 vota, kurse te pavlefshme ishin vetem 2 flete votimi, ndersa mungonin ne salle dhe 4 deputete. 136 deputetet e pranishem kane votuar per kreun e parlamentit ndersa anetaret e komisionit per zgjedhjen e kryetarit numeruan votat dhe e vleresuan votimin te rregullt dhe konform ligjit. Kryetarja e re mbajti nje fjale falenderimi perballe ligjvenesve duke theksuar mes te tjerash se parlamenti i ri do te percjelle ne parlament "nje ze ndryshe". Topalli e deklaroi te mbyllur seancen parlamentare duke njoftuar se seanca e ardhshme do te jete te henen ku Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu do te percjelle mesazhin per parlamentin e ri.
Shtuar më 03/09/2005, ora 19:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori