Topalli: Mazhorance e sigurte per qeverisje te qendrueshme
Albeu.com
Intervista e Jozefina Topallit, nenkryetare e Pd-se dhene Zerit te Amerikes.Zeri i Amerikes: Zonja Topalli, partia juaj kembengul prej disa ditesh se eshte fituesja e zgjedhjeve, megjithate, deri me sot, ndonese kane kaluar disa dite nga zgjedhjet, ende nuk dihet se ke te urosh per fitoren. Sa kohe duhet te kaloje ende?
Jozefina Topalli: Ne fakt, ju do te ishit shume korrekt po te na uronit per fitoren, sepse tashme edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numrat flasin jo vetem per nje fitore te thjeshte, por per nje fitore qe te jep nje mazhorance te formatuar, te thelle, qe te jep mundesi per nje qeverisje stabel, te gjate e te mundur, per te realizuar te gjithe reformat qe do ta fusnin Shqiperine ne shinat e integrimit. Deri ne kete moment qe ne flasim, KQZ-ja ka kaluar 53 mandate te fituara te PD-se, shtuar ketyre edhe 4 te tjera ku eshte ne avantazh Partia Demokratike, qe e con ne 57 mazhoritarin. Po ashtu nga 87 zona te verifikuara nga proporcionali, shkon ne 20 numri i vendeve te tjera, gje qe i bie qe Partia Demokratike, ne keto momente qe ne flasim, te kete 77 vende ne parlament. Kjo eshte nje mazhorance e sigurte, qe te jep mundesi per te realizar te gjitha premtimet qe zoti Berisha dhe Partia Demokratike u dha shqiptareve dhe qe shqiptaret ia kthyen asaj ne forme besimi dhe vote ne kete mazhorance qe ajo ka sot te realizuar.

Zeri i Amerikes: Vec aleateve me te cilet ju hyte ne zgjedhje, me cilet parashikoni qe te formoni qeverine e ardhshme?
Jozefina Topalli: Nuk kane filluar akoma negociatat per ndarjen e pergjegjesive ne qeverisjen e ardhshme te drejtuar nga zoti Berisha, por besoj se ne ditet e ardhshme menjehere do te fillojme me aleatet, me te cilet kemi qene edhe ne fushaten parazgjedhore, por nuk ka sepse te mos mendojme ndoshta per ta zgjeruar. Ne fund te fundit kjo eshte nje fitore e gjithe shqiptareve, nje fitore qe tashme eshte pranuar edhe nga shumica socialiste. Ka mbetur vetem nje grup shume i vogel socialistesh, i udheheqjes se Partise Socialiste, kryesisht te perbere nga Islami, Angjeli, Poci, Toska, Ruka dhe ndonje tjeter, qe ndoshta per ndonje problem personal te veshtire te tyre, nuk e pranojne fitoren. Ne mendojme qe qeverisja e ardhshme eshte nje qeverisje qe i dedikohet te gjithe shqiptareve dhe ne sherbim te te gjithe shqiptareve dhe koalicioni mund te jete edhe me i gjere.

Zeri i Amerikes: Megjithate socialistet kane paraqitur ankesa per shume zona dhe per to ende nuk eshte marre vendimi.
Jozefina Topalli: Ata jane ankuar per te gjitha zonat ku ka fituar Partia Demokratike. Nuk besoj se procesin zgjedhor e ndihmon zvarritja, bllokimi i ndonje zone, e aq me pak mund te ndryshoje gje ne rezultatin e shkelqyer te Partise Demokratike. Ne shqiptaret mezi presim qe te filloje puna per ndryshimin per te cilin eshte votuar, por edhe komuniteti nderkombetar ka bere thirrje qe te mbyllet sa me shpejt qe te jete e mundur certifikimi i te gjitha mandateve. KQZ-ja ka mbyllur pjesen me te madhe te tyre dhe kjo na jep mundesi qe sot, neser dhe ne ditet e ardhshme, te mendojme realisht per emrat ne karriget konkrete te qeverise, qe do te drejtohet nga zoti Berisha.
Shtuar më 10/07/2005, ora 02:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori