Napoli fiton dhe merr kreun e Seria A, Insigne shënon dy herë (VIDEO)

Napoli ka fituar bindshëm mbrëmjen e sotme me rezultatin e pastër 3-0.
“Të kaltërit” shënuan në fillim me një supergol nga jashtë zone me Fabian Ruiz në minutën e 18’.

Më pas nga pika e bardhë kapiteni Insigne shënon dhe e dërgon ekipin të qetë në dhomat e zhveshjes.

Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë ishte përsëri Insigne që realizon një tjetër penallti në minutën e 62’.
Napoli “komandoi” ndeshjen pa vështirësi duke krijuar shumë raste.

Kështu ekipi i Spalletit merr kreun e Seria A duke u ngjitur në vendin e parë me 28 pikë njësoj si Milan por me më pak gola të pësuar, dhe kjo është arsyeja që e ngre në krye./H.LL/albeu.com


Shtuar 28.10.2021 22:40