Topalli krijoi parti të re kundër partive të mëdha, reagon Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka uruar suksese Jozefina Topallit në partinë e saj të re, Lëvizja për Ndryshim.

Sipas saj, Kodi i ri Zgjedhor i miratuar nga mazhoranca nuk favorizon partitë e reja.

"I uroj suksese znj Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kusht që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj.

Ne jemi te hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.

Kodi i ri iu krijon problem partive të reja dhe atyre që duan te kandidojnë, kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja qe dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në Parlament, ndërsa me kodin e ri e kanë të pamundur”, tha Kryemadhi për gazetarët.
Shtuar më 30/10/2020, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori