Topalli “kopjon” Ramën!
Jozefina Topalli po “infektohet” nga virusi i rrjeteve sociale. Prej disa ditësh ajo ka nisur të kopjojë stilin e kreut të opozitës Edi Rama. Topalli – ndryshe nga Rama që shkruan ntë “Twiterr” – herë pas herë lë ndonjë shënim në faqen e saj në “Facebook”.

Statusi i fundit që ajo ka shkruar është: “Ne shqiptarët jemi një popull i jashtëzakonshëm dhe inteligjent. Kemi një brez të ri të mrekullueshëm që do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë” dhe poshtë saj është ngarkuar një foto e saj bërë gjatë emisionit “Opinion” ku ajo dha një intervistë mbrëmë.

Faqja e Topallit në “Facebook” ka aktualisht rreth 1700 ndjekës. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori