Kadri Veseli infektohet me COVID-19?

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus shkruan Express.

Deri më tani Veseli nuk ka njoftuar se është konfirmuar pozitiv, derisa, të heshtur gjatë të enjtes kanë qenë edhe në zyrën për media.

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës për këtë temë.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike ndërkaq ka thënë shkurtimisht se nuk ka informacione për këtë temë.


Shtuar 23.07.2020 10:21