Topalli i kërkon opozitës që të njohë instuticionet shtetërore
Pëlqej
Albeu.com
Debatet në lidhje më çështjen Sollaku kanë vazhduar edhe sot në seancën parlamentare të kuvendit të Shqipërisë.Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, pas debateve të shumta që vazhduan edhe gjatë ditës së sotme u kërkoi deputetëve opozitarë që jë jenë më tolerantë në njohjen e instuticioneve shtetërore. Depuetët e majtë, gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme shtruan kërkesën për ekspertizë ndërkombëtare të çështjes Sollaku. Topalli dukë ju kundërvënë një kërkesë të tillë ka theksuar se Shqipëria ka garant dhe Kushtetutë, ka ligje e vendimeve të gjykatave, ka President, Kuvend dhe Ghykatë Kushtetuese.
Topalli ju ka rikujtuar deputetëvë socialistë se në vitin 2002 është shkarkuar kryeprokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi dhe i ka ftuar ata që të njohin organet instuticiionale të Shqipërisë. Kryparlamentarja e Shqipërisë në lidhje me çështjen Sollaku ka thënë se do ti përmbahet asaj që i njeh rregullorja e miratuar nga vetë deputetët si dhe ka theksuar se janë këto ligje dhe vendime që e detyrojnë atë të vendos afatin për shqyrtimin e kërkesës në Kuvend për kryeprokurorin, i cili skadon të Enjten e ardhshme.
Shtuar më 20/04/2006, ora 14:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori