Topalli: Hetimi do marrë me vete edhe Ramën
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka dënuar sulmet e bëra ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për pezullimin e Haki Çakos për skandalin e përgjimeve.

“Watergate shqiptar duket se do të marrë me vete kryeministrin e vendit. Ndaj dhe reagimi i Ministrit të Brendshëm ishte reagim frike. Duket se hetimi po kërcet në zyrën e vet ministrit të Brendshëm. Sa herë i plas një skandal,kryeministri ngrihet dhe flet për Reformën në Drejtësi", tha ajo gjate fjales ne Kuvend. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori