Rasti i Sterling, Guardiola: Ishte penallti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka ndarë mendimin me Raheem Sterling për ndërhyrjen e Zoumas.

 

Sterling pati një rast të mirë në një kundërsulm ku pas një depërtimi nga ana e djathtë, aty afër erdhi Kurt Zouma i cili me një ndërhyrje dërgoi topin jashtë.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola u pyet për rastin e dyshimtë, por spanjolli ishte kategorik në përgjigjen e tij.

“Është penalti…”, tha ai.

“Është penalti, kaq! Është penalti kaq, ka ndodhur, këto gjëra ndodhin në futboll”, tha Guardiola.

“Herën tjetër duhet të shënojmë penaltitë, mendimet e mia janë këto, këtë e dinë edhe zyrtarët, nganjëherë në bëjmë gabime ndoshta ata mendojnë se nuk bëjnë gabime, por unë e pashë në televizion dhe ishte penalti”, shtoi ai.

“Në 21 ditë do të përballemi me ta prapë, dhe duhet të mësojmë nga kjo gjë dhe për të qenë kampion duhet të fitoni dhe të merrni tre pikë të plota”, përfundoi Pep Guardiola.


Shtuar 8.05.2021 22:08