Zbulohet marrëveshja “stratosferike” e Messit me City, mund të bëhet miliarder

Emri i Lionel Messit është duke u përmendur pothuajse në çdo të dytin lajm që ka të bëjë me futbollin.

Ai e ka njoftuar Barcën se do të largohet por ende nuk ka zgjedhur përfundimisht se ku do të vazhdoj karrierën, shkruan Indeksonline.

Sipas “Daily Record”, ylli argjentinas tashmë ka në parim një marrëveshje me “City Football Group”, kompani kjo që ka në pronësi skuadrat si Manchester City, New York City FC, Melburne City, etj.

Pasi të kompletoj “divorcin” me Barcën, Messi do të nënshkruaj një kontratë “stratosferike” që do të kap shifrën e 700 milionë eurove.

Për tri vite, ai do të luaj në Premierligë te Manchester City me një pagë të lartë dhe më pas karrierën do ta vazhdoj në MLS te New York City.

Për t’iu shmangur dënimit nga “Fair Play Financiar”, Messi do të marr shumicën e parave si shpërblime pasi të ketë kaluar në Amerikë.

Kjo do të bëhet edhe marrëveshja më e shtrenjtë në histori të futbollit derisa Lionel Messi do të bëhet miliarder.


Shtuar 1.09.2020 21:10