Topalli falenderon deputetet: Krenare për punën e Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli falenderon deputetet e Kuvendit të cilët bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite. Përmes një mesazhi në profilin e saj ne Facebook shkruan se ndihet krenare per punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha.


Mesazhi
“Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite.
Jam krenare për punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha.
Tetë vite më parë ishte e paimagjinueshme Shqipëria që është sot në çdo fushë, në çdo cep, në çdo aspekt të zhvillimit e jetës.
Isha e privilegjuar të drejtoja inistitucionin më të rëndësishëm të vendit, Kuvendin e Shqipërisë.
Krenare për ridimensionimin që i kemi bërë Parlamentit shqiptar gjatë këtyre viteve, për rolin lider që ky parlament ka marrë si kurrë ndonjëherë në këto 20 vjet, ashtu siç i takonte.
Mirënjohje të pafund, falenderim të thellë për deputetet dhe deputetët e tetë viteve.
Mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe bashkëpunëtoret e mia të dedikuara, të përkushtuara e që punuan pa orar e me dashuri për vendin tonë.
Vlerësim për administratën, për gratë dhe burrat, vajzat e djemtë që punuan me korrektësi, me disiplinë, edhe pse nën presion, për të bërë detyrën, punën e shtetit.
Faleminderit! Jozefina
Shtuar më 06/09/2013, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori