Topalli: E sigurt se bojkoti do ndalet
Albeu.com
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehet e sigurt se bojkotit të opozitës po i vjen fundit. Në një konferencë për shtyp me homologun malazez, duke mos deklaruar nëse bojkoti do të ndalet menjëherë pas tryezës PD-PS tek ...... Presidenti, kryetarja e Kuvendit theksoi se është optimiste se bojkoti do të ndalet, në një kohë kur edhe deputetëve të PS-së po u skadon mandati për hyrjen në Parlament.
"Jam e sigurt se bojkotit po i vjen fundi. Jemi në afatet e fundit të skadencës së mandatit të çdonjërit prej deputetëve që nuk janë në parlament.
Bojkoti do të marrë fund, si mjeti më pak europian", u shpreh ajo.
Kryeparlamentarja Topalli i bëri edhe një herë ftesë deputetëve të opozitës të kthehen në Kuvend. "Ftoj deputetët e opozitës të kthehen në Kuvend. Shqipëria nuk meriton që në këtë proces vendimtar për heqjen e vizave t'i lejojë vetes papërgjegjshmërinë e bojkotit", theksoi ajo.
Duke iu referuar bisedës me kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Topalli tha se Shqipëria e Mali i Zi do të lobojnë në Bashkimin Europian për marrjen e fondeve për thellimin e lumit Bunë. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Kuvendit malazez, Ranko Krivokapiç i cili tha se Shqipëria e Mali i Zi mund të dëshmojnë se mund të arrijnë nëpërmjet lobimit të marrin fonde për realizmin e një projekti kaq të rëndësishëm.
Shtuar më 10/02/2010, ora 17:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori