Topalli e shokuar nga vrasja e gjyqtarit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka dënuar vrasjen e gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi. Përmes një deklarate për shtyp, kryeparlamentarja tha se është e shokuar nga kjo ngjarje.

"Jam e shokuar dhe e revoltuar nga vrasja e tmerrshme e gjykatësit Skerdilajd Konomi. Ky është një sulm kundër shtetit. Organet përgjegjëse duhet të zbulojnë e të dënojnë me ashpërsinë e shpejtësinë më të madhe të mundshme organizatorët dhe ekzekutorët e kësaj vrasjeje", deklaron Topalli.

Ajo ka dënuar ashpër këtë akt kriminal. “Sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është sulm ndaj shtetit e mbarë shoqërisë” ka nënvizuar ajo. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2011, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori