Topalli: E ardhmja e Shqiperise, integrimi ne BE
Albeu.com
"Ne, shqiptarët të ndarë në katër shtete, jemi te vetëdijshëm se Evropa dhe integrimi janë progresi dhe e ardhmja jonë. Kështu është shprehur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në takimin e krerëve të Parlamentit në Gjenevë.Në fjalimin e saj drejtuar kryeparlamentarëve të botës Topalli gjithashtu theksoi se esenca e paradigmës së qeverisjes Evropiane është bashkimi i vullneteve politike kombëtare që ka për qëllim bashkëveprimin në kuadrin e një projekti të përbashkët dhe një rrjeti institucional që mund ta bëjë atë funksional.

"Parlamenti Evropian, si një organizëm i zgjedhur direkt që është i vetmi parlament mbikombëtar ne botë, mund të luajë një rol të rëndësishëm si një model demokratik i një qeverisje globale. Por integrimi evropian ofron disa leksione të rëndësishme edhe për qeverisjen globale. Fokusi i vendimarrësve politikë nuk mud të ndalet tek cështje të tilla si kufiri, kur problemet tona janë kaq ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse objektivi i Shqipërisë është integrimi" theksoi më tej Topalli.

Gjithashtu Topalli i ka bërë thirrje vendeve të botës që të njohin pavarësinë e Kosovës.
"Kosova, 2 vjet pas shpalljes së Pavarësisë po progreson shumë shpejt në një rajon stabël e në paqe. Shfrytëzoj rastin për të ftuar të gjithë ato vende, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta njohin shtetin më të ri të botës. Ai është një realitet i pakthyeshëm. Shqiptarët në Ballkan janë të vendosur të kontribuojnë në paqen e stabilitetin e Rajonit" theksoi Topalli.
Shtuar më 20/07/2010, ora 11:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori