Topalli del hapur kundër Bashës: Koalicioni me LSI i pandershëm
Jozefina Topalli ish-kryetarja e Kuvendit ditën e sotme në një intervistë në Neës 24 ka folur mbi politikën, koalicionet dhe marrëdhënien me liderat e Partisë Demokratike.

Gjatë intervistët Topalli u shpreh hapur kundër koalicionit kundër koalicionit me LSI-në për të ardhur në pushtet.

Keni nostalgji për Berishën?

Kam nostalgji për idealizimin e asaj periudhe. Përfshiheshim të gjithë, besonim në atë që bënim. Punonim 24 orë. Ne nuk bënim kurrë të shtunë të dielë pushim, nuk bënim pushime verore.

Për të shkuar në Kukës duheshin 8 orë, në Korçë dhe Vlorë orë të tëra. Kjo krijonte mungesën që unë kisha te fëmijët e mi dhe familja ime.

Po për Bashën çfarë mendimi keni?

Unë kam qenë në Bruksel ditën e parë. Për Shqipërinë nuk ka asnjë tavolinë më të rëndësishme sesa NATO. Është e vetmja aleancë në të cilën ne jemi anëtarë. Ne nuk jemi anëtar të BE-së, jemi anëtar të NATO-s.

Të jesh aty bashkë me kokat e vendeve të NATO-s është një privilegj dhe fat i madh për Shqipërinë.

Si iu duket Basha si kryetar?

Ai është në krye të PD-së dhe e kanë zgjedhur.

Çfarë po bën mirë Basha?

Unë do kisha dashur të ishin bërë më shumë protesta sepse ka pasur 1 mijë aryse për tiu përgjigjur qytetarëve. Më vjen keq që nuk kam qenë në protestën e 18 shkurtit.

Ka një perceptim që nuk jeni përkrah Bashës?

Unë jam përkrah Partisë Demokratike.

U mor mendimi juaj kur u vendos Voltana Ademi në krye të Bashkisë?

Pavarësisht, unë e kam mbështetur në fushatën elektorale.
Cili është komunikimi me Bashën?

Nuk është kurrë ai komunikim që kam pasur me zotin Berisha.
Do vijë PD në pushtet?

Kështu siç është nuk vazhdohet më.

Po qeveria teknike është zgjidhja e duhur?

Nuk është se PD e ka qëllim në vetëvete, është instrument për të ndryshuar situatën në vendin tonë. Të gjitha analizat e mia, angazhimet e mia i kam në raport me vendin. Forcat politike janë instrumenti.

Po sa i përket koalicioneve?

Unë kam qenë përherë kundër kur është diskutuar që të ndahen këto dy forca politike.

Kjo është jo politike, më pak e ndershme dhe jo në funksion për të ndryshuar për mirë vendin. Nuk besoj se do vijmë në pushtet për të qenë në pushtet./albeu.com/


Shtuar më 01/03/2017, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori